Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti është në këmbë, duke iu referuar rasteve të permbytjeve dhe dëmeve të shkaktuara nga moti i keq në vend.

Në një postim në “Facebook”, shefi i qeverisë shkruan se të gjitha strukturat ndodhen në terren për të përballuar situtën e vështirë.

Që prej ditës së djeshme vazhdon pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit në përballimin e situates së krijuar nga moti i rënduar si edhe për të qenë pranë familjeve të prekura”, shkruan Rama.