Moti i keq, Xhaçka: Monitorim kompanive që mirëmbajnë rrugët

12/01/2019 - 12:22

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka pas paralajmërimit për ndjekje penale ndaj kompanive kontraktuese përgjegjëse për pastrimin e rrugëve, ka zbritur në terren, në qarkun e Dibrës, për të monitoruar situatën e rrugëve të bllokuara nga reshjet e dëborës. Xhaçka,  kërkoi nga autoritetet vendore që të kontrollojnë punën e këtyre kompanive dhe kontratat e lidhura me to.

E shoqëruar nga prefekti i qarkut, Nexhbedin Shehu dhe drejtori i përgjithshëm i EC, Haki Çako, Xhaçka u ndal fillimisht në aksin Skuraj – Burrel, ku është takuar edhe me efektivët e Detashmentit të Mbështetjes Rajonale të Burrelit, të cilët sikundër qindra efektivë të tjerë në shumë qarqe të vendit po punojnë për hapjen e rrugëve apo ardhjen në ndihmë të banorëve në vështirësi.

“Situata, si kjo e ditëve të fundit nxjerrin në pah jo vetëm problemet dhe vështirësitë por edhe nevojat që kemi për të përmirësuar shërbimin karshi qytetarëve të vendit tonë. Dua të vlerësoj e falënderoj të gjitha strukturat e përfshira në përballimin e pasojave të motit të keq, në veçanti të gjithë ata efektivë e punonjës (FA, Policia, specialistë të emergjencës, shëndetësisë, OSSHEE, etj) që kanë zbritur të parët në terren e do jenë të fundit që do të largohen nga këto zona, deri në momentin kur vështirësitë të kenë kaluarPërgjegjshmërinë e mijëra efektivëve e specialistëve nuk e ndeshim nga firmat kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë këtyre ditëve të vështira.

Këto kompani paguhen me paratë e qytetarëve shqiptarë dhe situata që kemi konstatuar nuk është më e mira e mundshme. Unë i bëj thirrje ARSH-së, i bëj thirrje bashkive, të cilat lidhin kontrata me firmat mirëmbajtëse kryesisht për rrugët rurale apo ato rrugë, të cilat lidhin fshatrat dhe qytetet me njëri-tjetrin që të ushtrojnë një kontroll shumë më të mirë, mbi këto kontrata dhe mbi punën e këtyre firmave kontraktuese, për të mos t’ju mohuar qytetarëve shqiptarë atë shërbim për të cilin këto firma janë kontraktuar”, tha Xhaçka.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Klement Balili, i ashtuquajtur si Eskobari i Ballkanit, ndodhet tashmë në pranga.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro është duke u pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me skandalin e kompanisë “Dh

Dekani i Fakulteti Juridik, Artan Hoxha, gjatë një takimi me studentët, iu ka bërë thirrje që të ndërpresin protestën, pasi kanë marrë pe

Vijon bojkotimi i mësimit dhe ngujimi në kampusin universitar edhe gjatë ditës së sotme nga studentët e UAMD-së.

Shumë prej tyre studentëve protestues shprehen të vendosur për të vijuar kauzën duke theksuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep një panoramë të situatës së akseve rrugore në vend për këtë të mërkurë.

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Baftjar Rusi, një nga avokatët e Klement Balilit i ftuar në emsionin “Dritare me Rudinën” në News24 ka komentuar nëse klienti i tij ka vi

Zbulohen pamjet që tregojnë momentin e dorëzimit të Klement Balilit te drejtori i Policisë së Shtetit Ardit Veliu.

Pyetjes nëse mund të kishte patur një shkëmbim me armë zjarri mes Balilit e policisë së shtetit i është përgjigjur këtë të martë nipi i t