Java 17 – 23 korrik 2017, sipas “Meteoalb”, paraqitet me mot kryesisht të kthjellët, por vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore duke rrezikuar shira të pakta, kryesisht në zonat malore veriore dhe lindore.

Temperaturat të hënën dhe të martën mbeten thuajse konstante, ndërsa pritet rritje e lehtë dhe graduale nga e mërkura dhe në vijim, duke bërë që fundjavën e ardhshme, termometri të ngjitet mbi 35 gradë C.

Era dhe dallgëzimi mbeten problematike ditën e hënë deri në mbrëmje kur parashikohet dobësim i ndjeshëm i erës deri në 28 km/h duke bërë që në brigjet detare të ketë dallgëzim deri 2 ballë. Në të njëjtat parametra mbetet era dhe dallgëzimi deri në fundjavë.