Temperatura e lartë ka rritur fluksin e vizitave në pediatrinë e spitalit të Durrësit. Burime nga pediatria bëjnë të ditur se fëmijë të moshave të ndryshme paraqiten me çrregullime gastrintenstinale dhe inflamacione të fytit dhe bajameve.

Shefi i repartit të pediatrisë, Fatmir Shahini shprehet se përgjithësisht fëmijët kanë temperaturë të lartë dhe të vjella. Në këtë peridhë të pikut, prindërit këshillohen që të mos i ekspozojnë shumë në diell fëmijët, t’i veshin lehtë dhe të bëjnë shpesh banjë me ujë.

Mjeku pediatër ka theksuar edhe kujdesin që duhet pasur tek ushqimi në mënyrë që të shmangen ushqimet që qëndrojnë për disa ditë në frigorifer, përdorimi i lëngjeve të freskëta dhe jo ato të konservuara.

K.H.