Orët vijuese paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

Moti do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira mesatare me reshje shiu të karakterit lokal në formën e rrebesheve dhe stuhive afat-shkurtër në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi jugor, duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë. Temperaturat e ajrit do te luhaten nga 10⁰C minimalja deri 26⁰C maksimalja.

Parashikohet që deri në fundjavë të mbetemi në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet, vranësirat dhe shira afat-shkurtër do të jenë dominante.