Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të vranët dhe me reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndejshme në vlerat minimale, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 16°C.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje në të gjithë territorin.

Në pjesën më të madhe të territorit reshjet do jenë në formën e borës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -4°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga -2°C në 10°C.