Pas disa ditësh me temperatura të larta, prej orëve të para të kësaj të entjeje janë rikthyer reshjet e shiut në qytetin e Durrësit.

Moti i keq ka shkaktuar përmbytjen e shumë akseve në qytetin e Durrësit.

Siç duket edhe në videon e mëposhtme, situatë kaotike është krijuar në lagjen nr.1 të Durrësit, në rrugën “Taulantia” ku pak ditë më parë përfundoi rikonstruksioni i saj.

Niveli i ujit arrin deri në trotuar duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve ç’ka sjell edhe trafik.  

Listës së zonës që u zgjua e përmbytur këtë mëngjes nga moti i keq nuk i mungon as lagjja nr.18.

Kryqëzimi pranë stadiumit “Niko Dovana” që tradicionalisht mbulohet nga uji sa herë ka reshje edhe sot ofron një panoramë të tillë.