Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe reshje të përkohshme në të gjithë Shqipërinë. Mesdita dhe kryesisht pasditja do të sjellin shtim të reshjeve në zonat Jugore, ndërsa Veriu dhe Qendra e Shqipërisë mbeten me reshje afatshkurtra. Në mbrëmje dhe gjatë natës reshjet intensifikohen në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit vijojnë pa ndryshime të ndjeshme gjatë mëngjesit por gjatë orëve të pasdites do të ketë një rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare nga drejtimi Juglindor.

Në Tiranë, do të mbizotërojnë reshje shiu gjatë gjithë ditës së sotme, deri pas mesnate. Sa u përket temperaturave, paradite dhe mesdite ato do të luhaten nga 11°C deri në 13°C, ndërsa gjatë pasdites temperaturat pritet të bien deri në 8 °C.

Ditën e nesërme vranësira dhe shira të konsiderueshme do të dominojnë vendin, e ndërsa në zonat malore pritet të ketë dëborë.

Në Tiranë, Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e nesërme do të ketë vranësira dhe temperaturat pritet të ulen prej 2°C-3°C .