Ditën e sotme dhe në vazhdim, i gjithë territori do të paraqitet me mot të kthjellët.

Era do të fryjë me drejtimin jugperëndimor, me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4-5 me lartësi vale 1,1–2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë konstante. Gjatë ditës së sotme ato do të arrijnë deri në 27°C, ndërsa ditët vijuese sjellin rritje të ndjeshme duke bërë që termometri në fundjavë të ngjitet deri në 35°C.