Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësirat deri në orët e mesditës. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja shtojnë vranësirat duke sjellë reshje në territor, ku në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.