Fundjava me diell do t`i lërë vendin ditëve me reshje dhe temperatura të ulta. Meteorologët thonë se problem do të jetë era e fortë, ndërsa pas së martës temperaturat do të pësojnë rritje graduale dhe do të kapin vlerën e 30 gradëve.

Ditët e ngrohta dhe me diell do të zgjasin deri të dielën. Java e ardhshme do të nisë me temperatura të ulta dhe rebeshe. Meteorologia, Lajda Porja thotë se problem do të jetë edhe era e fortë.

“Duke filluar nga java tjetër ne presim të kemi sërish zhvilli të vranësirave ditën e hënë sidomos në orët e pasdites ku do të ketë reshje shiu. Shirat do të jenë sërish në formë rrebeshesh, shtrëngatash, hërë pas herë të shoqëruara edhe me stuhi afatshkurtra ere.”, tha Porja.