Një aksident është regjistruar në Durrës, në zonën e Kënetës, ku janë përfshirë dy të rinj nga Elbasani që po lëviznin me motor e me makinë.

Nga burimet policore, mësohet se një ciklomotor tip “Piaggio”, është përplasur me një mjet tip “Opel” me drejtues shtetasin Xh.A. 26 vjeç.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit E.B., 29 vjeç, që po drejtonte pa leje drejtimi. Ai ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia referoi ndaj dy të rinjve materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.