MSH firmos urdhrin: Ja si do të jetë lëvizja dhe cilat aktivitete lejohen

22/05/2020 - 22:59

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzimin e plotë për këtë fundjavë, lidhur me lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve, si dhe për hapjen e aktiviteteve dhe bizneseve.

Në urdhrin e firmosur këtë mbrëmje, MSH bën me dije se edhe kjo fundjavë do të jetë e mbyllur në qytetet për pjesën më të madhe të aktiviteteve ekonomike, ku do të lejohen vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë, gjatë ditës së shtunë, deri në orën 21:00, ndërsa e diela do të jetë totalisht e mbyllur.

Ndërkohë, sa i takon lëvizjes, e shtuna dhe e diela do të jenë për këmbësorët pensionistë dhe prindërit me fëmijë.

Urdhri i MSH:

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, fundjava do të jetë e kufizuar. Nuk do të lejohen aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë, të cilat lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ditën e shtunë, datë 23 Maj 2020 deri në orën 21:00. Ndërsa ditën e dielë te gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.

Nuk do të lejohet lëvizja e makinave, ndërsa sa i takon lëvizjes së këmbësorëve, lejohet lëvizja e pensionistëve, ditën e shtunë dhe ditën e diel, datë 23 dhe 24 maj 2020 deri në orën 10:00, të shoqëruar me jo më shumë së një person në krah.

Lejohet gjithashtu lëvizja e prindërve me fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, ditën e shtunë dhe ditën e dielë, datë 23 dhe 24 maj 2020, pas orës 11, të pashoqëruar me persona të tjerë në krah.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një qira për stadumin Air Albania, që aktual

IGJEUM dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë reshje intensive shiu prej datës 22 deri më 26 janar në të gjithë territorin e ve

Shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit prokurori i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj.

Nëna e dy vëllezërve të vrarë Viktor dhe Besmir Haxhia, zonja Marte Haxhia, i bën thirrje shtetit që të zbardhë sa më parë vrasjen e dy d

Mbërrijnë makineritë e para për ndërimin e godinës në truallin ku është menduar ngritja e spitalit rajonal të Fierit.

Analisti Baton Haxhiu dhe Fitim Zekthi ishin mbrëmë të ftuar në emisionin "Opinion" ku kanë debatuar lidhur me gjendjen e varfërisë në Sh

Këtë të martë, territori shqiptar mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulëta do të jenë me kthjellime sipas MeteoAlb.

Është ndarë nga jeta anëtari i Akademisë së Shkencave, studiuesi i shkencave matematike, Petraq Petro.

Moti i acartë që ka mbërthyer vendin tonë prej ditësh do të vijojë dhe këtë fillim jave, ku temperaturat sot kanë shënuar edhe -12 gradë.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka takuar rektorët e universiteteve publike për disa çështje, por kryesisht mësimin online.