Muka: Hajnia e radhës, edhe 850 milionë lekë shtesë për Velierën! Procedurë me negocim pa shpallje

26/05/2020 - 09:20

Urbanisti Ardian Muka, përmes një statusi në rrjete sociale, ka reaguar ndaj prokurimit publik të publikuar së fundmi, në lidhje me shtese kontrate "Rivitalizim i sheshit publik para hyrjes portit, projekti Veliera ", me vlerë 850 milionë lekë të vjetër.

Sipas Mukës, është bërë procedurë më negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

“Komiteti Ekzekutiv Durres, me ne krye Piloten e korrupsionit dhe me doren ngritur te 51 dyrdylave te Keshillit Bashkiak monist,me dt 12.05.2020, kerkon te vjedhe nga xhepat e zbrazet te qytetareve durrsake dhe plot 850 milione leke pasi kane hedhur ne plehra ,por edhe ne xhepa , plot 6 miliarde leke te vjetra ,per nje veper te kote si Veliera , nje grumbull betoni , e pambaruar si veper qe prej 3 vitesh ,qe me shume i ka prishur pune qytetit ,viabilitetit ,arkeologjise ,monumenteve historike ,qarkullimit , duke ngulur ne zemer te zones historike nje monster betoni ,20 metra larg Torres Veneciane ,duke shkaterruar muret rrethues dhe njeren porte hyrese antike ,dhe restet arkeokogjike te nje fortifikimi te pakten 500 vjecar !!”, shkruan Muka.

Muka thekson se me këtë shumë parash, në një kohë kur qyteti ka të freskëta plagët e tërmetit të 26 nentorit, mund të kishin riparuar 250 apartamente nga 100 metër katror dhe të kishin kthyer në normalitet 1000 qytetare, teksa në fund ka dhe një thirrje për të gjithë qytetarët që kur do të bashkohen si njerëz të lirë pët t’i thënë ndal abuzimeve...

REAGIMI I PLOTË I ARDIAN MUKËS:

HAJNIA E RADHES !!

Prokurim publik : Procedure me negocim ,PA SHPALLJE paraprake te njoftimit te kontrates :Shtese kontrate "Rivitalizim i sheshit publik para hyrjes portit ,projekti Veliera " ,per vleren 850 milion leke te vjetra !!!

Komiteti Ekzekutiv Durres ,me ne krye Piloten e korrupsionit dhe me doren ngritur te 51 dyrdylave te Keshillit Bashkiak monist,me dt 12.05.2020, kerkon te vjedhe nga xhepat e zbrazet te qytetareve durrsake dhe plot 850 milione leke pasi kane hedhur ne plehra ,por edhe ne xhepa , plot 6 miliarde leke te vjetra ,per nje veper te kote si Veliera , nje grumbull betoni , e pambaruar si veper qe prej 3 vitesh ,qe me shume i ka prishur pune qytetit ,viabilitetit ,arkeologjise ,monumenteve historike ,qarkullimit , duke ngulur ne zemer te zones historike nje monster betoni ,20 metra larg Torres Veneciane ,duke shkaterruar muret rrethues dhe njeren porte hyrese antike ,dhe restet arkeokogjike te nje fortifikimi te pakten 500 vjecar !!

Procedure me negocim pa shpallje paraprake per 850 milione leke !!!...Ne kohe pandemie !! ...Kur me qindra familje presin me syte nga ndihmat qesharake qe nuk ju dhane kurre ...Me qindra biznese presin ndihme financiare dhe ndonje lehtesim nga taksat dhe detyrimet ndaj bashkise ,nderkohe qe kjo e fundit jo vetem qe nuk i ka ne program por ka derguar faturat per pagesen e tyre ,sepse leket i duhen per te ushqyer oktapodin e korrupsionit ne projektin Veliera

Procedure me negocim pa shpallje paraprake per 850 milione leke....Ne nje kohe kur qyteti ka te fresketa plaget e termetit te 26 nentorit ,kur mijera familje jetojne me qera neper banesa te tjera dhe nuk kane asnje ndihme nga bashkia per te riparuar banesat e tyre dhe te kthehen keshtu ne kushte jetese normale...850 milione leke qe mund te kishin riparuar 250 apartamente nga 100 meter katror dhe te kishin kthyer ne normalitet 1000 qytetare !!

Por kjo bashki ,sic dhe kjo qeveri ,qytetarin e kane te fundit...

Atyre ju duhet te vjedhin dhe 850 milone pasi kane cuar per lesh 6 miliarde leke

Kur do te zgjohemi nga kjo enderr e keqe qe po perjetojme ?!

Kur do te ulerasim me gjithe forcen NDAL hajduteve qe na qeverisin ?!

Kur do te bashkohemi qe si njerez te lire , ti shkulim nga karriget qe kane zaptuar keta makuter ?!

Kur do ti bejme te japin llogari per kete qe po na bejne ,ne qytetareve dhe qytetit tone ?!

Kur ??!!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Beton, mungesë gjelbërimi, derdhje e ujërave të zeza në det dhe papastërti përgjatë bregut të detit.

Është rihapur procesi i aplikimit për qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë të dëmtuar nga tërmeti, por që në muajin shkurt e pa

Gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar një status prekës për ndarjen nga jeta të inxhinierit durrsak Ilir Hoxha, i cili humbi b

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nën

Mungesa e ndriçimit publik në rrugët e qytetit të Durrësit është kthyer në nxitës të ngacmimeve seksuale dhe grabitjeve.

4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri.

  • Interpol Tirana, Interpol Roma dhe Interpol Parisi finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar

Moti gjatë ditës së shtunë, 11 korrik, parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që në pjesën e dytë të saj, d