Mur Berlini për shoqëritë e transportit

18/06/2012 - 00:00

Aplikimi i taksave të para viteve ’90 nga shteti fqinjë, Itali, penalizon shoqëritë shqiptare të transportit ndërkombëtar. Për të eleminuar humbjet, kompanitë e transportit kanë nisur t’i çrregjistrojnë mjetet e tyre nga regjistrat shqiptarë e t’i matrikullojnë në vendet e rajonit

Kompanitë e transportit ndërkombëtar braktisin vendin dhe regjistrohen në shtetet fqinjë. Vetëm gjatë javës së fundit janë çregjistruar 12 kamionë në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit rrugor në Durrës nga tre kompani transportuese, të cilat bëjnë regjistrimin e mjeteve të tyre në Maqedoni, Bullgari dhe shtete të tjera. Burime zyrtare nga Shoqata e Transportuesve bëjnë me dije se janë rreth 200 kamionë, të cilët po paguajnë detyrimet në shtetet fqinjë duke u targuar jo më me targën “AL”, por me targa të Maqedonisë, Bullgarisë etj., vetëm për të shmangur taksat e larta në shtetet europiane. Tipik është problemi me Italinë, ku asnjë vit nuk plotësohen nevojat e transportuesve për leje kalimi. Si rrjedhojë, kanë mbetur pa punë  shumë aktivitete të përbashkëta me investitorët italianë, ku janë punësuar shumë qytetarë shqiptarë.  Në krahun tjetër, Shqipëria me Italinë operon me parimin e reciprocitetit, çka përkthehet, se të njëjtën taksë që paguajnë kamionët në Itali paguajnë edhe në Shqipëri, duke bllokuar aktivitetin edhe për shtetasit italianë në vendin tonë. Shoqëritë e Transportit Ndërkombëtar në Durrës dhe në Tiranë shprehen se sektori i transportit ndërkombëtar ndihet i persekutuar prej 18 vjetësh, pasi në Itali është i detyruar të paguajë një taksë së cilës i nënshtrohen vetëm tre vende aziatike, Iraku, Libani dhe Siria. Edhe pse ky problem është ngritur deri në rang diplomatik, përsëri kamionistët shqiptarë trajtohen nga ana e palës italiane njëlloj si iranianët dhe sirianët. Nuk ngjet kështu për kamionistët e vendeve të tjera, për të cilët rrugët e Italisë janë të lira dhe taksat shumë herë më të ulëta.

Shqetësimi

"Veç lejeve të qarkullimit, sektori ynë i transportit ndërkombëtar ndihet i persekutuar për herë të dytë nga ana e palës italiane. Ai është i detyruar të paguajë një taksë së cilës i nënshtrohen vetëm 2 vendet aziatike, Irani dhe Siria", - pohojnë pronarët e Agjencive të Transportit Ndërkombëtar në Durrës. Sapo shkelin në Itali, kamionistët tanë janë të detyruar të paguajnë taksën e peshës. Për çdo ton ngarkesë paguhet 10 euro taksë. Pra, për një rrugë vajtje-ardhje nga Italia, për një kamion 25 tonësh, taksa është 500 euro. Kjo taksë e rëndon mjaft ekonominë e tranportuesve tanë, pasi janë të detyruar që çdo rrugë ta nisin me minus 500 euro, në një kohë që homologët e tyre paguajnë deri në 50  euro taksë.  Kështu p.sh, një kamion maqedonas paguan vetëm 35 euro për rrugën vajtje-ardhje nga Italia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burgun 313 ku një 43-vjeçar nga Kukësi i arre

Historia dramatike e një punëtori të ri shqiptar që punonte në të zezë dhe tashmë ka mbetur në karrige me rrota pasi fluturoi nga pesë me

Kryeministri Rama ka qenë në Durrës pasditen e sotme, për të inspektuar një pallat të dëmtuar nga tërmeti.

Banorët e një kompleksi pallatesh me 264 apartamente banimi, te ish-URT në Durrës, i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama me shpresën se

Kompania britanike e taksive, ku punonte shqiptari Klement Çupi, i cili humbi jetën në tërmetin e frikshëm të 26 nëntorit 2019, ka vendos

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar ka rikonfirmuar sot masat e sigurisë për 6 personat e akuzu

Pas kapjes së mbetjeve të rrezikshme në një traget në Vlorë, ka reaguar ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.

Zbardhet dëshmia e 21-vjeçares, e cila një ditë më parë u arrestua nga Policia e Durrësit pasi u kap me 13.5 gr. kokainë.

Bashkia e Durrësit ka reaguar lidhur me protestën e banorëve të një pallati në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar.

Banorët e pallatit të ndërtuar nga "Ndregjoni" nuk i ka bindur as shpjegimi i kompanisë dhe as ai i bashkisë, ndaj kanë dale sërish në pr