Pasojat që la tërmeti i një dite më parë në Durrës, janë të shumta në disa banesa e pallate.

Banorë të ndryshëm, kanë dërguar pranë redaksisë së “DurrësLajm” pamjet nga banesat e dëmtuara, ku duken qartë muret e shkatërruara, suvaja e rënë dhe dëmtime në pllaka.

Rastet në fjalë janë në zonën e Plazhit, pranë shkollës “Bajram Curri”, ndërsa situata më e rëndë paraqitet te banesa e familjes Himallari në Karpen, Maminas.

Pronari i banesës thotë se kanë dëmtime në muret e shtëpisë, një pjesë e mirë e të cilave kanë rënë dhe ndërtesa është bërë e pabanueshme.