Tërmeti që tronditi jo pak vendin tonë pasditen e të shtunës, ka shkaktuar dëme të shumta edhe në pallatet e ndërtuara vitet e fundit në zonën e Golemit.

Në redaksinë e "DurrësLajm" ka mbërritur sot kjo video ku pamjet e gjendjes së pallatit pas lëkundjeve sizmike janë të frikshme.

Muri është çarë dhe shkëputur edhe nga pjesa e tavanit, tjegullat e suvaja kanë rënë përtokë dhe shkallët janë në gjendje të vështirë për t'u përdorur.

Kjo është gjendja e pallatit të ndërtuar para 15 vitesh, i banueshëm pjesërisht pasi një pjesë e madhe kanë shtëpi pushimi që e përdorin kryesisht në stinën e verës.

Por ky rast nuk është i vetmi në zonën e Golemit, pasi sipas banorëve ka dhe të tjera pallate që janë shndërruar në të pabanueshëm për shkak të dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e forta të tërmetit.