Mynyr Koni letër publike Ramës e Shahinit: Ja 4 emrat që po përdorin çdo rrugë për të penguar funksionimin e UT

22/05/2020 - 21:20

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit, Besa Shahini, gjithë personelit akademik dhe studentëve të UT, lidhur me procesin e zgjedhjeve në universitet.

Në letër, Rektori shpreh shqetësimin se më 21 maj është zhvilluar, sipas tij, një pseudombledhje në GOdinën “Liria”, nga një grup senatorësh të Senatit Akademik të UT.

Rektori thekson se është njoftuar për këtë mbledhje më 14 maj dhe një ditë para se të zhvillohej, më 20 maj, iu ka dërguar një letër të gjithë anëtarëve të Senatit Akademik, duke iu sqaruar hollësisht arsyet pse kërkesa e paraqitur nga Artur Sula nuk ishte kompetencë e Senatit Akademik.

Mes të tjerash, Koni shkruan në letër: “Tashmë është e qartë që Dhori Kule, Artan Hoxha, Artur Sula dhe Edmond Rapti, prej 4 vitesh, në mënyrë të përsëritur, në shkelje flagrante të ligjit të arsimit të lartë 08/2015 dhe të shumë akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi; të mbështetura edhe nga Bordi i Administrimit dhe Administratori i UT, kanë përdorur të gjitha rrugët dhe metodat për të penguar funksionimin normal të institucionit të Universitetit të Tiranës”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lëkundje tërmeti në Shqipëri janë regjistruar mbrëmjen e sotme.

Vrasja me dy viktima në Mamurras mbrëmjen e së shtunës, rrezikon të prodhojë viktima të tjera.

Një pacient 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv.

Pasditen e kësaj të hëne është firmosur nga qytetarët korçarë peticioni për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Një tjetër komisionere e Vettingut kallëzohet në SPAK

Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore në Degën Doganore të Durrësit.

Pas miratimit të listës paraprake të personave që përfitojnë dëmshpërblimin për riparimin e banesave të tyre me dëmtime në nivelin DS1, D

Pas një shkëputje thuajse 3 mujore për shkak të pandemisë Covid-19, studentët e UAMD-së u janë rikthyer auditoreve.

Kopshtet dhe çerdhet rihapën dyert sot në të gjithë vendin pas tre muajsh shkëputje për shkak të pandemisë.

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Durrës vogëlushët janë rikthyer në kopshte dhe çerdhe mëngjesin e kësaj të hëne.