“Kur drejtorin e Inspektoriatit të Mjedisit e cakton Niçja aty nuk ka ndotje.”

Kështu thotë Jamambër Malltezi, shef i departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike në një reagim lidhur me situatën e krijuar në Porto Romano të Durrësit për shkak të derdhjes së naftës në këtë zonë.

Duke postuar në Facebook foto të qytetarëve me bidona që po marrin naftë dhe të artikullit të publikuar më herët në “DurrësLajm” ku inspektorët e Mjedisit në Durrës thonin se nuk ka ndotje, Malltezi shkruan:

“Kur drejtorin e Inspektoriatit te Mjedisit e cakton Nicja aty nuk ka ndotje. Klosi eshte vec nje buratin qe emeron ato qe i cakton krimi i organizuar dhe flet ato qe ia dikton shefi i krimit te organizuar nga Surreli.”