Naftëtarëve të Ballshit, të ciltë mbajtën sot një marshim në rrugët e qytetit lidhur me mungesën e rrogave të tyre, i janë bashkuar edhe 10 përfaqësues të minatorëve të Bulqizës, qytetarë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Përgjatë këtyre ditëve, naftërët e Ballshit kanë qëndruar në grevë urie dhe ka nisur të përkeqësohet edhe gjendja e tyre shëndetësore, ku të paktën tre prej tyre ditën e djeshme përfunduan në spital, e megjithatë ata këmbëngulën se dëshironin të ktheheshin sërish atje për të arritur marrjen e pagave të tyre, si dhe rinisjen e punës.

Megjithëse atyre ju është premtuar se të martën do të jepen 3 pagat, ka krijuar tek ta shumë mosbesim kundrejt qeverisë dhe kompanisë ku ata punonin. Ndërkohë kryetari i sindikatës së minatorëve, Elton Debreshi ka thënë se do të jenë në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit për grevën e tyre.

“Janë dy industri te medha si nafta dhe kromi. Mënyra e vetmje për të zgjidhur situatën është të bashkohemi, bashkimi bën fuqinë. Ka kaq vite që minatoret nuk kanë marrë një status. Probleme të mëdha shëndetësore. Edhe këtu është situatë e vështirë. Të krijojmë sindikata të reja që të mbështesin punëtoret për të bërë diçka të hajrit.”- u shpreh Debreshi.