Ka ndërruar jetë një nga protestuesit e rafinerisë, naftëtari Artan Voshtina. Lajmin e konfirmon ish-deputeti i PD-së, Luan Baci me anë të një postimi në “Facebook”.

Sipas tij, naftëtari që ndërroi jetë dje nuk duroi dot më e zemra e tij pushoi së funksionuari.

Për Luan Bacin, ky shtet kontriuboi në shtimin e tragjedisë së tij.

Postimi i Luan Bacit:

Sapo mesova, per nje lajme te trishte.

Ndahet nga jeta, nje nga protestuesit, e rafineris, naftetari

Artan Voshtina, banues ne Fier.

Artani la pas bashkshorten dhe dy femijet e tij i la ne nje kohe, qe ata kane shume nevoj per Artanin

Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i merzitur i stresuar, zemra e tij nuk duroi me.

Teknolog specialiste prej shume vitesh, ne uzine, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shume kolege te tij te punes.

I perkushtuar per punen ,shoqerine dhe familjen e tij.

Ky shtet, kjo qeverri e korruptuar, keta bandite dhe hajdut, kontribuan, shume forte, per fatin e tij te ,trishte.

Ngushullime te sinqerta dhe te ndjera familjes.

Ngushullime , edhe ju kolege, te punes, te Artanit

protestues dhe greviste te urise.

Mos e harroni Artan Voshtinen, protestoni edhe per Artanin, protestoni pa u ndaluar per familjen dhe femijet e tij.

Ata kane shume nevoj sot, per ndihmen e te gjitheve.