Muaji Nëntor ka hyrë me reshjet të dendura. Në një intervistë për DurrësLajm, Prefekti i Qarkut Durrës, Roland Nasto, siguroi qytetarët durrsakë se këtë vit nuk do të ketë përmbytje të banesave të tyre.

“Pavarësisht reshjeve intensive të këtyre ditëve, situata është nën kontroll, ndërsa puna në terren vijon. Bashkia me grupet e punës janë duke punuar për të shmangur situatat problematike”,– tha Nasto.

I pyetur lidhur me procesin e dëmshpërblimit të të dëmtuarve nga tërmeti i 21 shtatorit, prefekti Nasto tha se përparësi do të kenë 99 banesat, që janë shpallur të pabanueshme në bashkinë e Durrësit.

Lista e miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, përfshin 2039 familje, që janë në pritje të përfundimit të procedurave. 

Qarku Durrës rezulton më i prekuri nga tërmeti i 5.8 ballë që la pas një faturë financiare prej më shumë se 4 milion euro.

K.H.