National Geographic: Shqipëria nuk ka hequr vizat për rusët

01/06/2015 - 17:46

 

 

·       Turistët rusë këtë verë nuk do të hyjnë dot në Shqipëri pa viza: hera e parë që nga viti 2009 nuk ka të lehtësuar regjimin e vizave për sezonin e lartë.

DURRËS, 1 mars 2015 –  Edhe pse nuk është destinacion turizmi masiv, Shqipëria megjithatë tërheq pjesën e vet të udhëtarëve dhe që shpesh përfshihet në rrugën e përbashkët nëpër Ballkan. Për shkak të historisë koloriti i veçantë e dallon Shqipërinë dukshëm nga shtetet fqinje. Kalatë, kishat dhe xhamitë bashkëjetojnë këtu me monumente “të periudhës sovjetike”. Bregdeti i Adriatikut dhe Joni u sjell kënaqësi amatorëve të pushimeve të qeta në plazhe, kurse malet dhe masivet pyjore u pëlqejnë fotografëve dhe ithtarëve të ushtrimeve aktive në natyrë, shkruan më 1 qershor 2015 portali i famshëm “National Geographic” në rusisht “nat-geo.ru”.

Gjatë disa viteve të fundit viza në Shqipëri u kërkohej rusëve vetëm në dimër, kurse nga fundi i majit deri në fund të shtatorit hyrja bëhej vetëm në pasaportë të huaj, e cila është e vlefshme për të paktën tre muaj. Por në verën e këtij viti nuk ka lehtësim vizash.

Në vetvete, procesi i regjistrimit të vizës shqiptare nuk është shumë i ndërlikuar: ambasada në Moskë kërkon një dokumente standarde, përfshirë sigurim shëndetësor, rezervim hoteli dhe informacion nga puna. Mbetet mundësia e hyrjes në Shqipëri dhe me viza të shumëfishta ose me leje qëndrimi të shteteve të tilla si SHBA, Britania e Madhe dhe të gjitha shtetet anëtare të marrëveshjes Shengen - shumë udhëtarë rusë kanë viza të tilla.

Dhe përderisa fqinjët e Shqipërisë nuk kanë ndryshuar rregullat e hyrjes (përveç Greqisë me viza Shengen, praktikisht pa viza për rusët janë Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi) “për të hedhur një sy në Shqipëri” në kuadër udhëtimesh të përbashkëta nëpër Ballkan është mundur dhe si më parë; kryesorja - të kenë një këtë apo atë lloj vize, përfundon “National Geographic Rossiya”.

 

 

 

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah’/

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetari i ‘Bild’ Peter Tiede ka reaguar sërish në lidhje me padinë e ngritur ndaj tij nga Kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një takim elektoral në qytetin e Kukësit.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pas kërkesës për të mësuar procedurën me të cilën janë futur në

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama njoftoi se i kishte dorëzuar prokurën e tij avokatit gjerman Matthias Prinz për të ndjekur procedura

Gazetari gjerman i të përditshmes "Bild", Peter Tiede ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama njoftoi përmes Twitterit se i kishte dhënë pr

Mbytja e disa personave këtë sezon veror që sapo ka nisur ka konkluduar me ngritjen e një sërë problematikash në njësinë Task-Forcë të tu

Kryeprokuorja Arta Marku u ka dërguar një udhëzim prokurorëve lidhur me periudhën para dhe pas zgjedhjeve vendore.

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme do të jenë në zonat jugperëndimor