NATO i beson Shqipërisë ministerialin e Mbrojtjes, në qershor për herë të parë në rajon

14/02/2020 - 09:40

NATO i beson Shqipërisë organizimin e Ministerialit të Mbrojtjes. Kjo është hera e parë që një ministerial i mbrojtjes organizohet në Ballkanin Perëndimor, pasi prej më shumë se 10 vjetësh takimet janë zhvilluar vetëm në Belgjikë.  NATO “zbarkon” në Tiranë më 17 dhe 18 qershor. 

Propozimi për të mbajtur ministrelin e Mbrotjes në Shqipër është dhënë nga ministrja Xhaçka, ndërsa u miratua nga ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut në Bruksel.

“Vendimi i Aleancës për t'u takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO-s për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të fortë që Shqipëria luan si faktor stabiliteti në rajon”, tha ministrja në përfundim të Ministerialit të Mbrojtjes, mbajtur në Bruksel më 12 dhe 13 shkurt.

Por, sipas ministres Xhaçka, “takimi i rëndësishëm që pritet të mbahet në qershor është njëherësh edhe përgjegjësi për tu përfaqësuar sic duhet në eventin më të madh që pas anëtarësimit tonë në NATO, 11 vjet më parë. Është një sipërmarrje që krahas koordinimit mes të gjitha institucioneve do të tregojë edhe seriozitetin tonë për të qenë për 48 orë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë”. 

Gjatë Ministerialit në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes u takua me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojtja është prioriteti numër një, ndërkohë që qeveria dhe taksapaguesit amerikanë janë mbështetësit kryesorë të Forcave të Armatosura shqiptare.

Në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut, Ministrja Xhaçka falënderoi vendet aleate që u gjendën pranë popullit shqiptar që në orët e para të 26 nëntorit e të gjithë ata që po vazhdojnë të na asistojnë në fazën më të rëndësishme, atë të rindërtimit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rreth 1200 qytetarë të tjerë me dëmtime DS1, DS2 dhe DS3 do të përfitojnë grantin e rikonstruksionit të banesës në bashkinë e Durrësit.

Sokol Sadushi është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë.

Covid-19 ka mbërritur dhe në Gjykatën e Apelit të Durrësit dhe Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon për situatën epidemiologjike në vend ku 24 orët e fundit ka 74 raste

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili prej 8 muajsh ishte shpallur në kërkim.

Ultësira Perëndimore do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në pjesën më të madhe të

Kjo është dhoma ku 30-vjeçarja Anisa Josifi ka qëndruar për 15 muaj e vdekur.

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo shprehet se koronavirusi është sëmundja më e tmerrshme që është përballur gjatë punës së saj.

Nuk kishte asnjë dyshim se materiali gjysëm historik dhe gjysëm gazetaresk i hulumtuesit Auron Tare, do të merrte formën e skandalit pors