Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare Profesor Doktor Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave.

Ai ka qenë gjithashtu anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, studiues i gjuhës dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore.

Kolec Topalli ka mbajtur konferenca shkencore për gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, si edhe në disa Universitete jashtë vendit.

Studiuesi Topalli u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave në korrik të vitit 2008 dhe është nderuar me çmimet “Ekselenca Shqiptare 2007” dhe “Çmimi i Albanologjisë 2008”.

Homazhet në nderim të Akademikut Kolec Topalli do të mbahen në Akademinë e Shkencave më datë 25 maj 2018 nga ora 10.00-11.00, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.