Ndahet nga jeta anëtari i Akademisë së Shkencave

18/01/2021 - 22:59

Është ndarë nga jeta anëtari i Akademisë së Shkencave, studiuesi i shkencave matematike, Petraq Petro. Lajmi është bërë me dije nga vetë Akademia e Shkencave përmes një postimi në rrjetet sociale.

Akademiku, Petraq Petro ka dhënë kontributin e tij shkencor brenda dhe jashtë vendit në fushën e matematikës së specialitetit dhe të algjebrës, si autor tekstesh shkollore dhe universitare, me rreth 25 tituj të botuar dhe ribotuar duke nisur që nga viti 1970.

Po ashtu, Petro numëron 25 artikuj shkencorë të botuar pjesa më e madhe jashtë vendit në revista të profilizuara me faktor impaktin dhe pranim në konkurrencë.

Ndërkohë, në vitet e fundit ai kryesoi komisionin e përhershëm të matematikës që funksionon pranë Akademisë së Shkencave.

Postimi i Akademisë së Shkencave:

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme anëtari i Akademisë së Shkencave, studiuesi i shkencave matematike akad. Petraq Petro

Petraq Petro, anëtar i Akademisë së Shkencave që nga viti 2008, profesor i njohur, matematikan, u nda nga jeta në mënyrë të papritur e të parakohshme.

Kryesia e Akademisë së Shkencave u shpreh ngushëllimet e veta anëtarëve të saj, familjes së tij shkencore; bashkësisë së studiuesve të shkencave matematike; trupës së profesoratit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës ku ai ushtroi veprimtarinë e tij mbi gjysmëshekullore akademike dhe universitare; brezve të studentëve që u formuan me dijet dhe etikën e tij; familjes dhe të afërmve që i la në pikëllim.

Akad. Petraq Petro do të mbahet mend për kontributet e tij shkencore të vlerësuara brenda dhe jashtë vendit në fushën e matematikës së specialitetit dhe të algjebrës, si autor tekstesh shkollore dhe universitare (jo pak por rreth 25 tituj të botuar dhe ribotuar duke nisur që nga viti 1970); si studiues kreativ i fushës që iu kushtua (mbi 25 artikuj shkencorë të botuar pjesa më e madhe jashtë vendit në revista të profilizuara me faktor impakti dhe me pranim me konkurrencë); si titullar lëndësh dhe drejtues i programeve dhe tezave doktorale; si përfaqësues i njohësve të matematikës dhe algjebrës në institucionet më të rëndësishme të punës dhe kërkimit shkencor, që nga katedra deri tek këshillat dhe komitetet shkencore kombëtare dhe këshillat botues të revistave të profilizuara brenda dhe jashtë vendit.

Në vitet e fundme ai kryesoi me një energji komisionin e përhershëm të matematikës që funksionon pranë Akademisë së Shkencave.

U prehsh në paqe miku dhe kolegu ynë i shtrenjtë, i paharruari Petraq Petro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e pallatit nr.1187/1188, lagjja nr.16 në Durrës kanë protestuar për rikontruksionin që i është bërë godinës ku banojnë 54 familje

Prej datës dy të këtij muaji, në qytetin e Durrësit ka vijuar procesi i vaksinimit antiCovid.

Vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës do te dominojnë sot të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veril

Paraditen e sotme, para se të niste mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës, në të cilën ishte parashikuar të kalonte me urgjencë për mirati

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Durrës, një nga pikat e rendit të ditës ishte ajo me nr.5 ku kaloi për miratim

Vijon te jetë i lartë numri i personave dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Personi që i vuri flakën katit të dytë të Drejtorisë Arsimore në Fier është kapur nga policia.

Zjarr në Drejtorinë Arsimore në Fier. Burime zyrtare bënë me dijet se zjarri ka rënë rreth orës 15:10, në katin e dytë të ndërtesës.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar tre persona të akuzuar për trafikimin e disa emigrantëve sirianë nga Korça dre