Ndahet nga jeta biznesmeni Eduard Leli, vëllai i kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Biznesmeni, i cili është pronar i një prej televizioneve më të rëndësishme në Vlorë, Onetv, ka dhënë frymën e fundit paraditen e sotme.

Ekonomist në profesion, Leli mbylli sytë pas një semundjeje të rëndë, që u rëndua më shumë dy javët e fundit në spitalin e Vlorës, ku edhe pati mundesinë ndoshta të takohej për herë të fundit me miqtë dhe shokët. /newsbomb.al