Ndahet nga jeta ish-deputetja e PD dhe mjekja e njohur nga Durrësi

27/02/2018 - 21:15

   Sot është ndarë nga jeta mjekja kirurge Rushen Golemi, e cila ka qenë dhe deputete e Partisë Demokratike e zgjedhur në vitin 1992.

Në një postim në Facebook, deputeti demokrat Tritan Shehu ka dhënë lajmin e hidhur, duke shkruan se mjekja Golemi ishte një kirurge e shquar, humane dhe e paepur.

“Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim. Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej permbysja e te lindte liria”,- shkruan ndër të tjera deputeti Shehu.

Postim i plotë i Tritan Shehut:

Sot u nda nga jeta Dr. Rushen Golemi.

Nje lajm shume i hidhur ky per familjen e saj, per te gjithe ne, qe patem fatin e privilegjin te punojme me ate ne sallen e operacionit, ambjentet spitalore, diten dhe naten, ne Tirane e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevoje per ndihmen e kirurges se shquar, humane e te pa epur.

Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim.

Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej permbysja e te lindete liria.

Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurre dhe familjen, jane modeli me i mire per kedo qe aspiron te beje dicka te vlefeshme ne jete.

I paharruar do te jete kujtimi i saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tërmet i rënë rreth orës 22:08 ka rikthyer edhe një herë frikën tek qytetarët.

Ministria e Mbrojtjes u bën apel të gjithë qytetarëve që të mos mashtrohen nga lajmi që po qarkullon në disa portale, të cilat shkruajnë

Pasojat që la tërmeti i një dite më parë në Durrës, janë të shumta në disa banesa e pallate.

Të tjera lëkundje të forta sizmike janë ndier në Durrës.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 22:08.

Dy çadrat e ngritura gjatë natës pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, janë spostuar nga forcat e ushtrisë brenda fushës së futbollit.

Tri shtëpi të tjera shtohen në listën e banesave të pabanueshme e të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Durrësin.

Prej pasdites së të shtunës, në vendin tonë janë regjistruar mbi 300 pasgoditje.

Sizmiologu grek, Akis Tselentis, në intervistën me gazetarin e Top Channel, Aleksandër Marku, foli për tërmetin e fuqishëm 5.8 ballë, që