Ndahet nga jeta kryetari historik i shoqatës “Durrësi”. Mësuesi i njohur i matematikës dhe inspektori i arsimit ka mbyllur sytë pasditen e sotme, pas një sëmundjeje të gjatë.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Myderrizi ishte tërhequr vitet e fundit nga drejtimi aktiv i shoqatës, duke ia lënë në dorë Shpëtim Metanit, i ndarë nga jeta disa muaj më parë.

Për durrsakët, Halil Myderrizi do të mbetet kryetari më jetëgjatë i shoqatës “Durrësi”, e krijuar që në vitet e para të demokracisë. Ai është babai i mjekut të njohur ortopep Neritan Myderrizi.

Njoftimin për ndarjen nga jeta të Halil Myderrizit e njofton në rrjete sociale aktori i njohur durrsak, Xhelal Tafaj.

Postimi i Xhelal Tafaj:

Miq dhe dashamires!

Me hidherim njoftoj vdekjen e vellait tim Halil Myderrizi me te cilin u rrita.dhe Babai i dr.Neritan Myderrizi!