Ndahet nga jeta mjeku i njohur durrsak Besnik Myshketa. Mjeku dermatolog është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare, ndërsa mësohet se vuante prej kohësh prej një sëmundjeje të rëndë.

Doktor Besniku ishte mjaft i njohur në qytetin bregdetar dhe jo vetëm. Gjatë karrierës së gjatë në mjekësi, mjeku dermatolog ka kuruar me mijëra pacientë.

Ai njihej nga të gjithë si një njeri e mjek shumë i mirë e i përkushtuar ndaj pacientëve. Profili në rrjete sociale i dr. Myshketës është mbushur me dhjetëra mesazhe ngushëllimi nga të njohur dhe kolegë.

Drejtoresha e spitalit të Durrësit, Nadire Jani, në një postim prekës në Facebook shkruan ndër të tjera se ndarja e dr. Besnikut nga jeta do të krijojë një mungesë të pazëvendësueshme për të gjithë ata që e njohën dhe e patën koleg.

“Lajmi i ikjes tende nga kjo jete, e prishi bukurine e te djeles !
Ti i jipje bukuri diteve te punes me gazin e harene tende, me dashurine per miqte, shoket, koleget qe te deshen dhe te respektuan aq shume!
Niku, kafja pa ty nuk do te kete me lezetin, e dikurshem, udhetimet tona, festat nuk do te jene me njesoj, vetem ti dije ti jipje jete e hare atyre.
Kemi qe femij qe njifemi bashke dhe miqesia jone u forcua ne keto 35 vjet pune, sepse ti ishe nje shok e mik i mire, ishe fat qe te kishim Niku!
Do ti mungosh femijeve dhe Teutes qe nuk u lodh asnje dite duke te qendruar prane e duke te sherbyer, do na mungosh ne miqve e shokeve te tu, qe te deshem aq shume!
U prehsh ne paqe Besnik Myshketa!
Ngushellime Teutes e femijeve”,
– shkruan drejtoresha Jani.