Është ndarë nga jeta sot në moshën 70-vjeçare gazetari dhe diplomati i njohur shqiptar Maksim Sinemati.

Ai dha një kontribut të madh në rubrikën e lajmeve ndërkombëtare duke drejtuar Departamentin e Jashtëm të Agjensisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Sinemati ka punuar dhe si diplomat në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. 

Maksimi ishte vëllai i gazetarit të njohur të futbollit shqiptar Gëzim Sinemati. 

Media shqiptare humbi katër ditë më parë Fatos Baxhakun, i cili vdiq pas një sëmundjeje të rëndë.