Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare prokurori pranë gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë, Apostol Prifti.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e prokurorit Prifti, të cilët kanë dhënë edhe detaje lidhur me ceremoninë e lamtumirës.

Nipi i tij, gazetari Edmond Prifti, i ka bërë gjithashtu një dedikim prekës xhaxhait të tij, duke kujtuar momentet që kishte kaluar me të. 

“E kishim lënë të takoheshim me të mrekulleshmin xhaxha këtë fundjavë, pas kohësh mes problemeve e punëve të mia në terren. “Eh mor nipce s’me gjen gjë mua. Jam kockë e fortë”, kur i thoja dobësohu pakëz z. Prokuror, se një goditje e ka dhënë zemra dikur, ndërsa shiheshim rastësisht, teksa ecte në piedonale me qenushin e shtëpisë. Ajo zemër ishte tejet e madhe. Jo veçse një xhaxha i mrekullueshëm, por një nga prokurorët më me zë të Shqipërisë…Sikur na mblodhi për herë të fundit gjithë fisin me rastin e daljes në pension, pak muaj më parë… Veçse 65 vjeç. Do më mungojë zëri i tij, gjithçka… Do na mungosh i dashur xhaxhai ynë, Apostol Prifti”, shkruan gazetari.