Ndahet nga jeta profesori i njohur i gjuhës dhe letërsisë për shumë breza gjimnazistësh në Durrës dhe autori i mëse 20 librave.

Profesori Met Gjergji ka mbyllur sytë në Durrës në moshën 81-vjeçare.

Në një status lamtumire të publikuar në rrjete sociale, shkrimtari i njohur durrsak Agim Bajrami ngre lart vlerat njerëzore dhe profesionale të Met Gjergjit.

“Ai e kishte kuptuar filozofine e martirizimit per te bukuren ,ndaj dhe e pranoi me kenaqesi kete sfide Ne vitet e diktatures provoi nje sere ndjekjesh dhe persekutimesh ,ndaj me ardhjen e demokracise ai vuri ne trup krahet e nje zogu dhe i ra kryq e terthor botes si nje eksplorator i palodhur i saj Qe nga Afrika e zeze , deri ne ne ekstremet aziatike ,ai u kthye prej andej me impresione nga me te ndryshmet Mund te them me plot gojen qe ai ishte nga te vetmit krijues qe zoteronte ne arkiven e tij kaq shume impresione udhetimesh ,por edhe aventurash interesante”, shkruan ndër të tjera Bajrami në statusin e tij.

Postimi i plotë i Agim Bajramit:

Lamtumire prof MET GJERGJI

Sot mbylli syte ne nje banese te harruar ,i shoqeruar vetem nga heshtja dhe heronjte e poezive te tij nje poet ,perkthyes dhe njeri i shkelqyer , Met Gjergji Ndonese jeta dhe vdekja kane ligjesite e tyre , me dhimbset fjala, kur e bej kete pohim te dhimbshem per te Prof Meti I njohur nga te gjithe ne rrethet letrare te qytetit ,sa per vargjet e tij gjithe nerv dhe jete,aq dhe per natyren e tij rebele, tani nuk eshte me Fryma e tij ngriu ne hapesiren mizerabile te nje spitali te mjere qytetes ,duke marre me vete edhe pengjet e tij te shumte , por edhe neverine per cinizmin dhe harbuterine e kesaj bote dhe shoqerie perverse Ne shumicen e hereve ai rrinte gjithmone vetem ,,jo se nuk i donte miqte ,por sepse i urrente shoqerite hipokrite Met Gjergji ishte Met Gjergji deri ne fund Dashnor i se bukures ,por edhe stigmatizues i se shemtuares Ndonese e njoha shume vone, me mjaftoi te krijoja per kete njeri idene , se ai vinte nga treva e letrave , per te qene gjer ne fund skllav dhe dashnor i tyre ,jo per tu ndjere i lumtur me to ,por per te vuajtur dhe rrezikuar nga prania e tyre Ai e kishte kuptuar filozofine e martirizimit per te bukuren ,ndaj dhe e pranoi me kenaqesi kete sfide Ne vitet e diktatures provoi nje sere ndjekjesh dhe persekutimesh ,ndaj me ardhjen e demokracise ai vuri ne trup krahet e nje zogu dhe i ra kryq e terthor botes si nje eksplorator i palodhur i saj Qe nga Afrika e zeze , deri ne ne ekstremet aziatike ,ai u kthye prej andej me impresione nga me te ndryshmet Mund te them me plot gojen qe ai ishte nga te vetmit krijues qe zoteronte ne arkiven e tij kaq shume impresione udhetimesh ,por edhe aventurash interesante Thuhet se ka udhetuar gjer ne mbreterine e fiseve kanibale re Kenias ne Afrike Nje pjese te tyre i hodhi ne librat e tij "Afrika ime " "Telashe doganieresh ,por duket se nuk i mjaftonte nje jete per ti hedhur te tera Natyre e vertete bohemi dhe poeti, te shkrira ne nje Ndaj ishte kenaqesi qendrimi prane ketij njeriu kaq interesant Shpesh te krijohej pershtypja se kishe perballe nje Magelan te vertete te koheve moderne Me tingellojne ende ne vesh notat e shtruara te zerit te tij prej njeriu babaxhan Ze prej valesh lumi dhe qiejsh udhetimesh Ai edhe kur fliste dukej sikur recitonte ,Prof Meti ishte edhe nje perkthyes shume i mire Ne bilioteken time kam Antologjine e poezise rumune ,dhe te poeteve italiane te jugut Kam edhe Ghibranin qe ma dhuroi para disa muajsh Kohet e fundit u semur Ashtu ne vetmi u mundua ta perballonte semundjen Nen shoqerine e librave dhe kujtimeve te yij si dallget e nje deti Ai ishte nje njeri qe e vuante mungesen e miresise ,dhe prej kesaj mungese te madhe e pesoi Lamtumire prof Meti Te qofte i lehte dheu i vendit tend qe ste kuptoi Ngushellohu se nuk je i pari qe e vuan kete keqkuptim ,as i fundit