Ish-deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj është ndaluar në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës.

Ndocaj ishte shpallur në kërkim nga Sektori i Krimit Ekonomik të Policisë së Lezhës, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka vjedhur një shtetasi italian në Itali, shumën prej 78.000 € duke i premtuar një tender për shtrimin e një gazsjellësi në Shqipëri.

Gjithashtu akuzohet se të njëjtit person i ka vjedhur një mjet tip “Audi Q7” me targa “FD498LJ”.

Ndaj Eduart Ndocajt rëndon akuza për verën penale "Skemat mashtruese dhe piramidale".

Policia e Durrësit bën të ditur në njoftimin e saj se ish-deputeti po ndiqet në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë Durrës

Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve  te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.