Pas vdekjes së kompozitorit të njohur Avni Mula ka reaguar edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

“Arti dhe artdashësit shqiptarë humbën sot Avni Mulën artistin e madh dhe kompozitorin që ndriçoi me artin e tij kohët e errëta e na la pas një krijimtari të vyer. Mendimet e mia sot janë për Invën dhe familjen Mula, miqtë dhe kolegët e artistit të madh Avni Mula. U prehtë në paqe!”,– shkruan Basha në postimin e tij në Twitter.