Për ndarjen e parakohshme nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani, shprehu pikëllimin dhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në profilin e tij në ‘’Facebook’’, Rama shkruan se "iu deshën minuta të tëra për ta besuar lajmin e vdekjes" së artistit të njohur.

Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare pasi pësoi arrest kardiak në Romë. Ai po punonte për prodhimin e filmit ‘’Liqeni im’’.

Statusi i plotë: 

O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit.

Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…

Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri

S’kam fjalë…