Klubi i qytetit të Peshkopisë, Korabi, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të kryebashkiakut të Rogozhinës Haxhi Memolla për ndarjen nga jeta të tij pas një infarkti, teksa konsumonte kafe në një nga lokalet pranë stadiumit.

“I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe qytetarëve të bashkisë Rrogozhinë, për humbjen e kryetarit të Bashkisë Z. Haxhi Memolla i cili u nda nga jeta pas një infarkti ndërkohë që po konsumonte një kafe në një nga lokalet e qytetit të Peshkopisë!”, shkuhet në mesazhin e Klubit të Korabit.

Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës, Haxhi Memoll,a ka ndërruar jetën pasditen e sotme në moshën 52-vjeçare pas infarktit të miokardit. Ai kishte shkuar në Peshkopi bashkë me skuadrën e qytetit të Rrogozhinës Egnatia për përballjen ndaj Korabit. Në pushimin e ndeshjes, ai ka shkuar të konsumojë një kafe pranë stadiumit bashkë me disa persona të tjerë, kur papritur ka pësuar infarktin që ka rezultuar tragjik për të. Memolla është dërguar në spitalin e Dibrës pa shenja jete.