“Është taktika që ndjek korrupsioni i nxitur nga babëzia. Gjithçka fillon dhe mbaron te babëzia.”

Kështu i komenton kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj ndërhyrjet e herë pas hershme që bëhen në rrugët e qytetit bregdetar. Sipas tij, është krijuar një mënyrë sjelljeje nga autoritetet qeverisëse për të abuzuar.

Ai përmend punimet ndër vite në rrugën “Aleksandër Goga” dhe atë “Pavarësia” në plazh, ndërsa shprehet se të njëjtin fat do të ketë edhe rruga kryesore në Xhafzotaj që njihet ndryshe si aksi rrugor “4 rrugët, Shijak – Nishtulla, Durrës”

“Është krijuar një mënyrë sjelljeje. Ky është i disati rast. Janë tre denoncime që ne kemi bërë në SPAK, pikërisht për këto çështje. Ruga “Aleksandër Goga”, u shtrua në 2018-ën me 700 milionë lekë, u riprish në 2019-ën. Për rrugën e plazhit, u paguan 10 milionë euro në 2007-ën dhe janë paguar 7 milionë euro të tjera për bërjen e rrugës. Kjo po ndodh edhe me segmentin që lidh Durrësin me Shijakun. Bëhet dhe pas një viti ndërhyhet për të bërë kanalizimet. Janë të gjitha taktika që ndjek babëzia.”, tha Xhaferaj.