Ndërron jetë 66-vjeçari, shkon në 8 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

27/03/2020 - 09:10

Një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me COVID-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në spitalin infektiv.

66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT. Pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë. 66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një status në Facebook ju drejtohet të gjithë atyre që nuk besojnë në ekzistencën e covid

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i mjekut popullor në Lezhë, bashkë me nipin e tij, pasi akuzohet se mashtronte qytetarët me

Prokurorja më e re e SPAK, Manjola Kajana, u betua sot përpara Presidentit Ilir Meta.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Durrës ka reaguar në lidhje me pretendimet që u ngritën sot për mungesën e tamponëve.

Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në Durrës, Zija Alhysa, ka dalë sërish përpara kamerave, për të denoncuar mungesën e tamponëve.

Forcat e policisë së Durrësit kanë mbërritur para Prefekturës, ku ndodhet një numër i madh banorësh që po aplikojnë për grantin e rindërt

Me dhjetëra qytetarë nga Durrësi janë mbledhur në dyert e Prefekturës për të aplikuar për përfitimin e grantit të rindërtimit për banesat

Ministria e Shëndetësisë raporton se situata në Spitalin Infektiv vazhdon të jetë shumë serioze, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur

Tashmë të gjobiturit për shkelje nga policia rrugore mund t'i paraqesin pretendimet e tyre ose ndryshe ankimimet online, pa qenë nevoja p

Pas një hetimi disamujor, finalizohet operacioni policor i koduar "Danubi", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndi