Ndërron jetë nga Covid-19 kryekomisari i policisë

20/11/2020 - 17:03

Një tjetër efektiv policie humb jetën si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Florian Pema.

Kryekomisari Pema, shefi i Anti-drogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Punonjësi i lartë i Policisë së Shtetit ka ndërruar jetë në banesën e tij disa ditë pasi ishte prekur nga koronavirusi.

“Sot, Policia e Shtetit humbi një nga djemtë dhe oficerët më të mirë të saj.

Florian Pema la në dhimbje të thellë bashkëshorten, djalin, të afërmit, të njohurit dhe kolegët por la dhe gjurmë të ndritshme të virtyteve të tij.

Një ikje e papritur dhe e shpejtë që la bosh jo vetëm skrivaninë ku ai punonte me orë të zgjatura, për një shoqëri më të mirë për djalin e tij dhe për djemtë dhe vajzat tuaja, por edhe zemrat e kolegëve që i kishte fituar me mirësinë e tij të rrallë.

Na fal që nuk të ndihmuam dot Florí, që ndoshta nuk bëmë aq sa duhet për jetën tënde të çmuar.

Zoti të dhëntë ty paqen që meritojnë të drejtët”, shkruajnë kolegët në rrjetet sociale.

Nga nisja e pandemisë, 10 policë kanë humbur jetën, 16 kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit, 317 rezultojnë të infektuar, ndërsa 312 janë të karantinuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka kaluar koronavirusin pa asnjë simptomë.

20 kandidatë për 4 vende pune në bashkinë e Durrësit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet ditën e enjte për të shqyrtuar 3 kandidatët e tjerë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin se sapo ka kaluar Covid-19.

Presidenti Ilir Meta ka humbur një person të shtrenjtë për të, mikun e tij Arjan Kuçin.

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj është infektuar dhe pas tre javëve izolim ka shpallur fitoren nga Covid-19.

Gjykata e posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për gjyqtaren Mimoza Margjeka të arrestuar për ko

Ndëshkohen me masë administrative 512 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit.