Ndërron jetë shtetasi që tërhoqi zvarrë qenin me makinë në Durrës, të afërmit të habitur me veprimin e tij (FOTO)

22/09/2020 - 18:08

Vetëm pak kohë pas publikimit të lajmit për qenin që u vra pasi u lidh pas makine dhe u tërhoq në rrugë nga i zoti në Sukth, një tjetër lajm i hidhur ka ardhur në redaksinë tonë!

Pronari i qenit, i cili u shoqërua në polici javën e kaluar për veprimin makabër, ka ndërruar jetë.

Faik Përkoxha, quhet 50-vjeçari i cili ka humbur jetën sot rreth orës 15:00 në Dibër. Ndonëse u raportua se ishte banor  i Sukthit, ai ishte në qytetin verior kur ndërroi jetë.

E ndërkohë që të gjithë mund ta gjykojmë për keqtrajtimin e qenit, mbetet ende mister historia me qenin. Të gjithë duan të dinë arsyen se përse ndodhi ngjarja e shëmtuar që bëri jehonë në të gjitha mediat.

Burime për iconstyle.al tregojnë se Faik Përkoxha i donte qentë dhe kishte shumë të tillë, ndaj edhe dukej absurd veprimi i tij për të tërhequr zvarrë krijesën e gjorë:

“Nuk e kuptoj pse e ka bërë atë veprim. Ai e ka pas mbajtur shumë mirë qenin. Ne këtu në lagje e kemi pasur frikë se ka qenë i madh me përmasa të mëdha. Ky e nxirrte shëtitje, kujdesej për të”, thotë një i njohur i shtetasit.

Një tjetër burim shprehet se Përkoxha merrte pjesë edhe në ndeshje me qen, duke pasur disa të tillë. Ende nuk dihet arsyeja përse shtetasi në fjalë ka humbur jetën, pasi edhe në lagjen e tij në Sukth, komshinjtë shprehen se nuk e dinë nëse vuante nga ndonjë gjë:

“U shokuam kur e morëm vesh. Plus nuk ka qenë në Sukth, ka qenë në Dibër”.

Shtetasi do të dilte të nesërmen ose një ditë më pas për t’u njohur me masën e sigurisë para gjykatës.

Ndërkohë, qenit i është dhënë lamtumira e fundit dy ditë më parë në një ceremoni mjaft prekëse, ku u vendosën qirinj në formë zemre dhe lule në tokë, bashkë me fotografinë e trishtë ku kafsha e gjorë shfaqet duke u tërhequr zvarrë nga shtetasi Faik Përkoxha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia ka lënë në fuqi masat për mbajtjen mbyllur të kufirit për qytetarët shqiptarë.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Punimet në sheshin “Shqiponja”, pjesë e projektit të Unazës së madhe të Tiranës, kanë hyrë në një fazë te re.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka pranuar ditën e sotme kërkesën e Altin Avdylaj dhe të mbrojtësit të tij

Në Durrës ka nisur puna për ndërtimin e pallateve të cilat u shembën me eksploziv nga IKMT pasi kishin pësuar dëmtime të rënda nga tërmet

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëven

Pas mesnatës së kësaj të diele, në rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja, në hyrje të Tiranës, do të ketë devijime të lëvizjes së automjet

Një grup prej 35 personash është dënuar me 192 vite burg në total nga Gjykata për Korrupsionin dhe  Krimin e Organizuar.

"Brenda 80 ditësh do të realizohen 7 nga 9 lotet e projektit për riparimin e muraturave në mjediset e përbashkëta në 458 pallatet e d

Dita e hënë do të sjellë sërish rrezet e diellit, pas dy ditëve me shi në të gjithë territorin.