Kërkesat dhe interesi i lartë publik i komunitetit të biznesit dhe banorëve të zonës “Për ndërtimin e mbikalimit të Fllakës” dhe për standartet që ofron autostrada Tiranë-Durrës në drejtim të sigurisë në këtë segment rrugor në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u materializuan në një takim ku ishin të pranishëm kryetarja e Bashkisë Durrës, Kryetari i Bashkisë Shijak, ekipi teknik i inxhinierëve të ARRSH-së si dhe përfaqësues nga biznesi dhe komuniteti.

"Tashmë në Këshillin Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar, është pranuar dhe miratuar projekti dhe mënyra e financimit me fondet e biznesit privat nga ku parashikohet ndërveprimi me mbikalimin autostradal dhe ndërtimi i korsive të ngadalësimit.

Miratimi i këtij projekti krijon akses në autostradën Tiranë – Durrës jo vetëm për bizneset e zonës industriale në të dy drejtimet e aksit, por edhe për komunitetin e banorëve që jetojnë në këtë zonë. Ky projekt mundëson ndihmesën e mbi 100 bizneseve dhe popullsinë në të dy anet e rrugës.

Nga diskutimi në fund të takimit u lanë detyrat përkatese në drejtim të zbatimit të ligjit të ARRSH, evidentimi i objekteve të ligjshme brenda rrezes së punimeve, paraqitja e marrëveshjes së biznesit, si dhe të bëhet piketimi i projektit në terren nga firma që do të ndjekë punimet",– njofton Prefektura Durrës.