Pas postimit në rrjete sociale të një videoje ku një mjet fuoristradë bën shkelje dhe manovra të rrezikshme në qytetin e Hasit, shërbimet e DVP-së Kukës kanë ndaluar mjetin dhe ndëshkuar me masë administrative 40 mijë lekë, sipas Kodit Rrugor.

Ndaj dy punonjësve të policisë që nuk kanë reaguar ndaj shkeljes, ka filluar ecuria disiplinore për shkelje të rëndë disiplinore bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, për mos ushtrim të atributeve dhe kompetencave.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët dhe i nxit të denoncojnë çdo rast, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër.