Ndihmës infermierja shqiptare: Mjekët zgjedhin për të kuruar pacientët që kanë shanse më shumë për të jetuar

27/03/2020 - 22:13

Ndihmës infermierja shqiptare që punon e jeton në Itali, Valbona Kalaj e prekur me COVID 19 ka treguar simptomat e para që ajo ka ndjerë dhe se si e ka kuptuar se ishte e infektuar.

Ndihmës infermierja ka treguar një histori prekëse të një personi të sëmurë kronik, i cili qëndronte në pavionin ku ajo shërbente dhe ka qenë rastësi që ajo e ka konstatuar që ai ishte infektuar me COVID 19.

Kalaj ka treguar momentin prekës të ndarjes së të shoqes me bashkëshortin nga urgjenca e spitalit, ku fatkeqësisht ai pas 5 ditësh ka ndërruar dhe jetë.

Pjesë nga intervista për Abc News:

Valbona ti nuk  ke simptoma. Si e zbulove dhe çfarë ndodhi më tej?

Në fillim të rastet që u prezantuan në spitalin tonë ishin në fillim të marsit që pacientët do të vinin në repartin tonë për të bërë interventin apo ndërhyrje të programuara. Unë punoj në kirugjinë që bëhen në mushkëri. Ne patëm disa pacientë që në realitet na prezantuan se ishin në gjendje të mirë fizike dhe nuk kishin simptoma të koronavirus dhe pse ne i dinim simptomat.

Duke i trajtuar këto pacientë si jo pacientë me COVID 19 në një prej pacientëve i hipi temperature e lartë dhe bllokim frymëmarrje dhe pas alarmimit ne i bëmë edhe tamponin. Nga aty nisën edhe tamponët për të gjithë kolektivin ku unë punoj nga këto kemi dalë 5 pozitivë dhe nuk kemi simptoma.

A ke pasur ndonjëherë nga simptomat që ne dimë apo cilët janë shenjat që ke pasur?

Kisha dy ditë temperaturë, ishin të lehta me kalimin e kohës, nuk kisha më temperaturë, por kollë të thatë, një ndër simptomat kryesore është temperaturë. Tani këto kohët e fundit kam një temperaturë 37.5, një lloj debulese jo shumë fuqi për të levizur këto janë shenjat e parë që një pacient mund të ketë. Testin e parë e kam bërë me 12 mars dhe testin e dytë me 26 mars dhe testi rezultoi pozitiv, dhe duhet të rri edhe 14 ditë të tjera në karantinë. Një pacient që nuk ka simptoma mund të infektojë deri në 10 pacientë të tjerë.

Çfarë mjekimi merr?

Deri tani në Itali nuk ka kurime për koronavirus, kohët e fundit po përdor disa antibiotikë që më përpara për EBOLA kanë përdorur për artrit reumatoik dhe një tjetër ilaç dhe disa eksperimente të tjerë me koronavirus, që kanë dhënë deri diku rezultate. Por pacientë si unë që nuk kanë simptoma të dukshme ndonjë takipirinë, dhe unë do jua këshilloja që të përdorin qumësht të nxehtë e mjaltë, çaj të nxhehtë me limon, takipirin.

Çfarë ndjesie ke kur e kupton se je me koronavirus?

Në fillim kur është diskutuar ky probem e kemi neglizhuar dhe e kemi cilësuar si grip normal duke thënë se nuk mund të ndodhë në Itali kjo që po ndodh në Kinë. Por kur e ke të vjen pak frikë duke parë numrin e viktimave, dhe thua se unë e kam dhe s’dihet se di do të shkojë puna e rëndësishme në këto raste është kontrollimi psikologjik i vetes, pasi nëse rëndojmë gjendjen psikologjike rëndohet më keq gjendja. Në këto raste nuk mund të bëjmë gjë tjetër pasi kemi të bëjmë me një gjë më të madhe se ne më të madhe se mjekët, më të madhe se shkencëtarët që po luftojnë. Të ruash qetësinë dhe panikun është gjëja numër një.

Ti pate frikë kur e more vesh testin?

Unë jam pak delikate dhe babi im më thoshte se çdo sëmundje të zë ty. Në realitet une fillimisht e mora thjesht si grip dhe nuk kisha frikën, kur na dhanë tamponët kisha ndjesinë se edhe unë do të dilja pozitive. Por ka dhe si unë që e kalojnë në këtë mënyrë. Por ne jemi më të rrezikshëm për ta  përhapur. Pasi nëse do të kemi shenja ne mund ti ruhemi por një person si unë që do të shkojë kudo mund të jetë rrezik për shumë të tjerë.

Mund të flasim pak për protokollet mjeksore që po ndiqen, Italia sot ka prekur një shenjë rekordesh të viktimave.

Në Itali sot ka pasur 969 viktima, shifra më e lartë, me 1 mars kemi pasur vetëm 5 të vdekur dhe sot kemi arritur që në 27 mars kemi shifrën 969 viktima në 24 orë. Janë shifra që të bën dhe të qash se çfarë është ky armik i përbashkët që nuk po kursen askënd.

Duke pasur një fluks kaq të madh të sëmurësh dhe viktimash në Itali ka nisur një protokoll ku shikohen pacientët me patologji terminale dhe lejohet që ato të ikin të parët nga jeta apo çfarë po aplikohet?

Në realitet kjo është e vërteta më e hidhur, pas numrit të viktimave, pasi ka pas raste që mjekët kanë aplikuar protokollin e luftës ku një i dëmtuar më shumë nuk ka shpresa për jetën dhe ai i dëmtuari më pak t'i japim një shans për jetën.

Kjo është hera e parë që unë kam parë që mjekët e kanë të vështirë për ta përballuar këtë realitet. Mjekët që i kanë ndjekur në reanimacione na tregonin këtë realitet, por pastaj ai doli jashtë reanimacionit. Më e vështirë për ti thënë një të afërmi se pacienti ka koronavirus sesa tumor.

Unë kam një rast konkret në këto ditë që ishte kjo lloj situate një paciente që kishte të shtruar të shoqin më thërret. Kur shkova aty e gjeta pacientin duke u dridhur me ethe të larta duke u dridhur, e shoqja më tha se nuk di se si të sillet.

E shoqja më tha se kishte marrë urgjencën në telefon por nuk i ishte përgjigjur askush pasi i kishte thënë se pacienti ishte operuar për tumor në kokë dhe nuk i kanë dhënë rëndësi.

Në atë kohë unë sikur e parashikova se situata ishte ndryshe dhe pse unë nuk jam mjeke por pak njohuri të përfituara në bazë të eksperiencës dhe i kuptojmë disa simptoma, dhe mora urgjencën në telefon dhe i cili ishte i operuar për tumor në kokë dhe i tregova simptomat.

Bëhet fjalë për një pacient 67 vjeç që ishte operuar në kokë dhe që mjekët i kishin dhenë një kohë të shkurtër, pasi e ka marrë urgjenca aty ka qenë dhe përshëndetja e fundit me gruan, pasi nuk u lejua që ajo të futet më. Pacienti ka qenë i veshur me bizhamat e shtëpisë në momentin që është dorëzuar në urgjencë.

E shoqja që atë ditë nuk e ka parë më dhe një ditë më pas e ka njoftuar se është i infektuar me koronavirus. Gruaja që nga momenti që e ka dorëzuar në urgjencë dhe pas 5 ditësh kur ai ka ndërruar jetë nuk e ka parë më të shoqin pasi dhe ajo vetë ka qenë në karantinë.

Kjo është e tmerrshme pasi në këtë situatë nuk mund të shikosh më as të afërmit, tashmë nuk ka më as vend për varre dhe një pjesë e tyre tashmë digjen.

Valbona ti futesh te personat asimptomatike dhe kane filluar që kur shkojnë në urgjencë nuk tregojnë detaje. Dua tju bësh një thirrje të gjithë këtyre njerëzve që mund të jenë asimptomatik por të tregojnë të vërtetën.

Unë e nisa bisedën duke treguar se si u infektuam, ne e ftuam një pacientë që të bënte operacionin për tumor në mushkri dhe ai nuk na tregoi se kishte të birin që jetonte në një zonë nga ai pacientë është vënë në rrezik jeta e 30 personave staf.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e lagjes nr.11  në Durrës kanë kundërshtuar mundësinë e shpërthimit me tritol të pallatit 6-katësh në bulevardin "Dyrrah".

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në shkallë të gjerë në kontrollin e lumenjve, burim, shtrat dhe gr

Sekretari i Partisë Socialiste Italiane, Vincenzo Maraio, ka shprehur hapur mendimin e tij kundra shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar 21 persona me koronavirus, të gjithë n

Vitet e fundit ne kemi parë shumë kronika lajmesh, por edhe kemi dëshmuar me sytë tanë se si grupe emigrantësh sirianë futen në Shqipëri

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi i ka vënë në dijeni qytetarët shqiptarë se, Mali i Zi që prej datës 1 qersh

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur shqyrtimin e rastit të dhunimit të të riut rom nga policia bashkiake.

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të

Perspektiva për të rritur produktivitetin në trojet shqiptare është e pashpresë për arsye se Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë

Zbulohen të tjera detaje nga vendimi i paligjshëm për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.