Çështjet e nxehta mjedisore që shqetësojnë komunitetin e Porto Romanos në vite kanë detyruar banorët t’ju rikthehen protestave.

Të gjetur pa asnjë zgjidhje konkrete nga ana e autoriteteve përkatëse, banorët e Porto Romanos protestuan sot për ndotjen që vjen si pasojë e kanaleve të hapura të ujërave të zeza dhe të larta që përshkojnë zonën.

Propos ujërave të zeza, sipas tyre, ndotja vjen edhe si pasojë e fabrikave të ngritura në këtë zonë, të cilat mbetjet kimike i shkarkojnë direkt në kanalin kryesor që përshkon zonën e tyre.

Banorët thonë se ndotja mjedisore është e madhe pasi lëndët kimike përfundojnë në tokë e ajër nëpërmjet kanaleve ku derdhen. Sot, banorët u përplasen verbalisht me punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit dhe punonjësit e OSHEE-së, të cilët kishin ardhur për të pastruar kanalin.

Krahas kanaleve të hapura të ujërave të zeza, kjo zonë ndotet masivisht edhe nga djegia e plehrave në ambient të hapur.

K.H.