14/01/2021 - 10:56
Policia Vendore e Shkodrës ka pësuar disa ndryshime në radhët e saj në rang drejtuesish. Në këtë mënyrë zëvendësdrejtori i policisë vendore të Shkodrës, Lorenc Meta, nuk do të jetë më në këtë post. Drejtuesit e lartë të policisë kanë vendosur që Lorenc Metën ta transferojnë në drejtorinë e përgjithshme në pozicion tjetër si specialist.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se ky transferim i Lorenc Metës lidhet edhe me një sërë ngjarjesh të ndodhura kohët e fundit në Shkodër.
Ndërkohë në vend të tij drejtuesit e policisë si zëvendës drejtor të policisë vendore të Shkodrës kanë emëruar Kujtim Gjokën i cili më përpara ka qenë në policinë vendore të Lezhës dhe tashmë është emëruar si drejtues i lartë në policinë e Shkodrës.
Pak kohë më parë ka pasur ndryshime edhe për komisariatin e policisë teksa është larguar si shef komisariati Ilir Dedja duke emëruar në atë pozicion Paulin Çupin.
/portali DurresLajm/