Ndryshojnë rregullat për patentën, ja testet e reja

Postuar: 18/02/2018 - 14:16

   Duke filluar nga data 1 Mars do të ndryshojnë testet për marrjen e patentës. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se testet e reja do të aplikohen për marrjen e lejes së drejtimit të kategorisë A1, A2, B1 dhe B.

“Duke filluar nga data 01.03.2018 e në vazhdim në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Sherbimit të Transportit Rrugor  në testimin e kandidatëve për lejedrejtimit, do të aplikohen testet e reja të formuluara sipas strukturës së miratur me Udhëzimin e ministrit të Transportit  dhe Infrastrukturës nr.682/4, datë 01.04.2016”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Për të gjitha këto kategori leje drejtimi, testet do të përmbajnë 40 pyetje dhe limiti i gabimeve të lejuara do të jetë 4, normë kjo që mbetet e njëjtë.

Ndryshime nuk do të ketë as për tarifat e testit. Këto tarifa do të vazhdojnë të mbeten në vlerën e 30 mijë lekëve të vjetra për kategoritë A1, A2 dhe AM, dhe 45 mijë lekë të vjetra për kategoritë B dhe B1.

Më poshtë, lista e plotë e pyetjeve të testit:

(Klikoni mbi pyetjet)

TEMA 1 (SINJALET E RREZIKUR) 

TEMA 2  (SINJALET E NDALIMIT) 

TEMA 3 (SINJALET E DETYRIMIT) 

TEMA 4 (SINJALET E PERPARSISE) 

TEMA 5 (SINJALET HORIZONTALE DHE SINJALET QË TREGOJNË PENGESA) 

TEMA 6 (SINJALET SEMAFORIKE DHE TË POLICVE TË TRAFIKUT) 

TEMA 7 (KUFIJTË E SHPEJTESISË, RREZIKU NË TRAFIKUN E NGARKUAR) 

TEMA 8 (DISTANCA E SIGURISË) 

TEMA 9 (RREGULLAT E QARKULLIMIT TË MJETEVE) 

TEMA 10 (RREGULLAT E PERPARSISË NË KRYQËZIM)  

TEMA  11 (RREGULLAT E PARAKALIMIT) 

TEMA 12 (RREGULLA TË NDRYSHME) 

TEMA 13 (SISTEMET E PAJIMIT)

TEMA 14 (SJELLJET PËR PARANDALIMIN E AKSIDENTËVE RRUGORE) 

TEMA 15 (KUPTIMI, GJYKIMI DHE VENDIMARRJA) 

TEMA 16 (PËRKUFIZIMET RRUGORE DHE TË TRAFIKUT)  

TEMA 17 (SINJALET TREGUESE) 

TEMA 18 (SINJALET PLOTËSUESE) 

TEMA 19 (PANELET  PLOTËSUESE)

TEMA 20 (NDALIMI, QËNDRIMI, PUSHIMI DHE NISJA)

TEMA 21 (PËRDORIMI I DRITAVE ) 

TEMA 22 (LEJEDREJTIMI)

TEMA 23 (PËRGJEGJËSIA CIVILE) 

TEMA 24 (KUFIZIMI I KONSUMIT)

TEMA 25 (ELEMENTËT PËRBËRËSE TË MJETIT) 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas fluturimit të parë ditën e shtunë me studentët e ekselencës, udhëtimi i radhës i "Air Albania", ka ndodhur ditën e sotme dhe të përgj

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën për lirim të Klevi Likës, një nga katër të arrestuarit për 3.4 mln eurot e sekuestruar në auto

150 nxënës të shkollës 9-vjeçare "Adem Sabli" në Borakaj të Shijakut, nuk kanë nisur ende vitin e ri shkollor.

Për pjesën e parë të ditës së sotme parashikohet mot i kthjellët, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira ka

   Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi ka humbur një njeri të dashur.

   Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme, në orën 21:04 në Gjirin e Lalzit.

   Në qarkun e Durrësit, fillimi i këtij viti të ri shkollor solli edhe bashkimin e disa shkollave me qëllim eliminimin e fenomenit të kl

   Në të ardhmen, të gjitha rrugët të cilat kanë standardet e një autostrade do të jenë me pagesë.

Prej ditës së hënë, nxënësit kanë nisur vitin e ri shkollor në të gjithë Shqipërinë.

Bie kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy kushërinjtë, Dejvi dhe Eugen Bitraj të cilët akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit.