Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë Shqipërinë, por vranësirat do të bëhen më të dukshme gjatë pasdites, ku në zonat veriore-verilindore vranësirat do të sjellin shira të izoluara.

Orët e natës rikthejnë kthjellimet në vendin tonë. Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.