Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në Jug dhe pjesërisht në zonat Qendrore por vranësira më të shpeshta dhe reshje të izoluara do të ketë në ekstremin Verior të territorit.

Pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme në Jug dhe pjesërisht në Qendër, ndërsa vranësirat shtohen në Veri dhe zonat Lindore duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.

Edhe orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa Veriu dhe zonat Lindore mbeten me reshje shiu e dëbore, kryesisht në ekstremin Verior të vendit.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike ditore duke bërë që temperatura e mesditës të ngjiten në 15°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në ekstremin Verior, me shpejtësi 50 km/h nga Jugperëndimi ndërsa det vijon dallgëzim 2 ballë.