Ndryshon në mënyrë drastike moti në orët në vijim

26/02/2020 - 18:01

Gradualisht mbi vendin tonë po depërtojnë masat ajrore të paqëndrueshme, të shoqëruara me erë hera-herës të vrullshme më e theksuar përgjatë vijës bregdetare.

Orët në vijim do ketë mot me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të cilat do të nisin fillimisht në veriperëndim e gradualisht në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të prekin të gjithë territorin, bën të ditur Shërbimi Ushtarak i Meteorologjisë.

Gjatë orëve të natës e deri në orët e mesditës të ditës së nesërme reshjet e shiut me intesitet deri mesatar do të mbeten prezente në të gjithë territorin.

Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe 500 në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore.

Në orët e pasdites reshjet do të lokalizohen në zonat malore në formën e dëborës.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, hera-herës e vrullshme deri në 30m/sek kryesisht përgjatë luginave dhe vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 2°C deri në 6°C

vendet e ulëta 4°C deri në 10°C

vendet bregdetare 5°C deri në 10°C

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha se kjo javë do të jetë dhe piku i pandemisë në vend dhe se javën e tretë të prillit numri i rasteve do

Ndonëse i detyrueshëm për të mirën tonë dhe të atyre që duam, izolimi për një kohë të gjatë krahas mbrojtes nga koronavirusi, shkakton sh

Vjen sasia e parë e respiratorëve të rinj, financim i qeverisë shqiptare për forcimin e kapaciteteve në përballimin e situatës së COVID-1

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka postuar në Facebook videon e një prej pacientëve që sot lë Spitalin

Në kuadër të situatës së krijuar në vend nga përhapja e virusit COVID-19 si dhe masave për të përballuar sa më mirë këtë situatë, Bashkia

Stafi mjekësor shqiptar kanë nisur nga puna në spitalin e Brescias në Itali pas një trajnimi të shkurtër ditën e parë duke u vendosur në

Në Shqipëri autoritetet thanë se janë në rrugë të mbarë në përpjekjet e tyre për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ndërsa nuk shfaqën

Prej dy javësh, një grup sipërmarrësish durrsakë vazhdojnë nismën e tyre të përbashkët për t’iu ardhur në ndihmë kategorive më vulnerabël

Këtë të enjte është rritur numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në Shqipëri.